Greqi/ Skandali i mashtrimit me fondet bujqësore, japin dorëheqjen dy ministra dhe një zv ministër!

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy ministra dhe një zv minister grekë kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit të mashtrimit me qindra milionë euro fonde bujqësore, për të cilin autoritetet evropiane kanë kërkuar heqjen e imunitetit edhe për 11 deputetë të parlamentit.

Sipas mediave greke, ministri i Zhvillimit Rural Kostas Tsiaras, Ministri i Mbrojtjes Civile Ioannis Kefalogiannis dhe Zëvendës ministri i Shëndetësisë Dimitris Vartzopoulos kanë dhënë dorëheqjen. Të tre zyrtarët janë përfshirë në skandalin e subvencioneve bujqësore që kanë prekur qeverinë greke.

Po ashtu, dorëheqjen dha edhe Kostas Skrekas nga pozicioni i sekretarit të Demokracisë së Re, emri i të cilit del gjithashtu në dosje.

Qeveria greke njoftoi menjëherë zëvendësimet. Evangelos Tournas, një ish-zëvendësministër për krizën klimatike dhe mbrojtjen civile, do të zëvendësojë Ioannis Kefalogiannis si ministër i Mbrojtjes Civile. Margaritis Schinas, një ish-nënkryetar i Komisionit Evropian, do të pasojë Kostas Tsiaras si ministër i zhvillimit rural.

Ndërsa Makarios Lazaridis, përfaqësuesi i Demokracisë së Re në komisionin hetimor parlamentar për OPEKEPE, u emërua zëvendësministër i zhvillimit rural, duke pasuar Christos Kellas.

Skandali ka të bëjë me mashtrimin e dyshuar në pagesa nga agjencia shtetërore e subvencioneve bujqësore OPEKEPE, tashmë e shfuqizuar, e cila trajtonte fondet e Bashkimit Evropian. Dosjet e hetimit që përfshijnë 11 ligjvënës të ND-së iu dërguan Parlamentit të premten, ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve do të vendosë nëse do t’u heqë imunitetin e ligjvënësve.

Share This Article