Greqia afron ditën e zgjedhjeve, votohet në Maj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet në Greqi njoftojnë se kanë afruar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat tashmë do të mbahen në muajin maj.

Lajmi u dha nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis mandati i të cilit përfundonte në muajin korrik, i cili do të kërkojë një tjetër besim nga qytetarët për të drejtuar vendin dhe për 4 vite.

“Nuk do të ishte shumë funksionale që të votoje në korrik, pasi me shumë mundësi do të kishte nevojë dhe për një raund të dytë”, tha kryeministri duke i lënë dhe rëndësinë e duhur sezonin turistik që në atë kohë është në kulm në vendin fqinj.

Shumë ekspertë e kanë vlerësuar këtë vendim të kryeministrit për të afruar zgjedhjet si të ndikuar nga aksidenti hekurudhor në Larisa ku 46 persona humbën jetën, ndërkohë që mbi 130 të tjerë mbetën të lënduar.

Share This Article