Greqia goditet nga vala më e fortë e nxehtësisë në 35 vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia është goditur nga nxehtësia më e keqe që nga viti 1987, më shumë se 30 vjet më parë, paralajmëroi kryeministri Kiriakos Micotakis, në një kohë kur temperaturat në disa rajone mund të shkojnë deri në 45 gradë Celsius, transmeton Gazeta Express.

Nga e enjtja, Greqia po kalon një valë nxehtësie, kulmi i së cilës pritet sot, thanë meteorologët. Greqia u godit nga një valë e ngjashme nxehtësie sikur në vitin 1987. Ajo e kishte goditur më së shumti Athinën, duke lënë më shumë se një mijë viktima.

“Ne po përballemi me valët më të këqija të nxehtësisë që nga viti 1987, duke çuar në një ngarkesë të madhe në rrjetin e energjisë elektrike”, shtoi Micotakis pas takimit me zyrtarët e operatorit grek të shpërndarjes së energjisë elektrike. Mitsotakis tha se autoritetet do të bënin gjithçka dhe u kërkoi banorëve ta kufizojnë përdorimin e energjisë elektrike, veçanërisht në pasditen e hershme dhe gjatë natës.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura prej 40 deri 42 gradë Celsius, me një maksimum prej 44 dhe 45 në Peloponez dhe Thesali. Në Athinë, temperaturat do ta kalojnë 40 gradëshin.

Shumë zjarre shpërthyen gjatë fundjavës në Greqi, veçanërisht në Rodos dhe Peloponez.

Share This Article