Greqia do të hapë tashmë dyert edhe për turistët që kanë marrë vaksinën ruse Sputnik V, deklaroi Ministria greke e Turizmit.
Greqia, destinacion turistik shumë i frekuentuar nga rusët, është vendi i parë europian që hap kufijtë për personat e vaksinuar me Sputnik V.
“Athina nuk do të ketë më nevojë të vendosë personat e vaksinuar në karantinë për shtatë ditë pas mbërritjes së tyre”, deklaroi ministri grek i Turizmit Harry Theocharis.
Turistët rusë do të prezantojnë një certifikatë vaksinimi ose një rezultat negativ të testit COVID-19, të kryer 72 orë para fluturimit.
Pasagjerët do të testohen gjithashtu rastësisht pas mbërritjes së tyre”, deklaroi Theocharis.
Nëse testi rezulton pozitiv, turistët do të izolohen në një banesë të paguar nga qeveria greke.
Njoftimi i Theocharis vjen ndërsa Greqia kërkon të gjallërojë sektorin e saj të turizmit, një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së saj, pasi u godit nga pandemia e COVID-19.