Greqia i hap plazhet nga e shtuna

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ka vendosur hapjen e 515 plazheve të organizuara të vendit nga e shtuna, 16 maj.

Plazhet e organizuara do të funksionojnë nën këto kushte:

-Pushuesit do të regjistrohen që në hyrje

-Numri maksimal i plazhistëve është 40 persona për 1000 metër katrorë

-Distanca minimale midis akseve të cadrave është vendosur në 4 metra, ndërsa distanca minimale prej 1 metrash midis perimetrit të hijes së dy çadrave

-Në çadra do të jenë dy shezllonge, me përjashtim të familjeve me fëmijë të mitur.

-Do të shiten vetëm produkte të paketuara

-Ndalohet shitja e pijeve alkoolike.

-Nuk do të ketë tryeza në lokale

-Punonjësit do të mbajnë maska

-Stafi i plazhit duhet të dezinfektojë krevatët e diellit apo karriget për çdo klient. Gjithashtu  duhet të dezinfektojnë rregullisht ambientet sanitare.

-Sportet ekipore me kontakt fizik janë të ndaluara.

Share This Article