Greqia i jep Shqipërisë 100 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paraditen e sotme kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik 100 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,  e cila thekson se kjo sasi vaksinash ka ardhur falë solidaritetit të Greqisë për Shqipërinë.

“100,000 doza të vaksinës AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Institutin e Shëndetit Publik, falë solidaritetit dhe mbështetjes së qeverisë së Republikës së Greqisë për Shqipërinë”, shkruan Manastirliu në postimin e saj.

Manastirliu shkruan se janë mbi 1.2 milionë vaksina anticovid të mbërritura në Shqipëri deri tani.

“1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, përmbyll postimin e saj ministrja.Reklamë

Share This Article