ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan 6 minutes ago
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes 10 minutes ago
Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA 14 minutes ago
Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit 25 minutes ago
Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit 26 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Greqia jep sinjale të njohjes së pavarësisë së Kosovës

albnews by albnews
5 July, 2021
in Bota, Kosova
0
Greqia drejt njohjes së Kosovës? Ministri Nikos Dendias: Nuk jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, në një intervistë për gazetën “Real News” me gazetarin Jorgos Siasidhas. Në intervistën e tij, kreu i diplomacisë greke ka komentuar çështje “të nxehta”, si marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

Lidhur me mesazhin e rolit të ri, më të zgjeruar të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.

RelatedPosts

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Dendias në përgjigje është shprehur se integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane të Bashkimit Evropian përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë edhe të Greqisë. Sipas Dendias, edhe pse ka ndryshuar pozicioni i Greqisë në lidhje me statusin e Kosovës, mbajtja e një qëndrimi konstruktiv dhe mbështetja e dialogut Prishtinë-Beograd janë prioritare. Lidhur me ligjshmërinë e njohjes së mundshme të pavarësisë nga ana e Greqisë, Dendias iu referua Gjykatës Ndërkombetare të Drejtësisë në Hagë, e cila në vitin 2010 doli me konkluzionin se shpallja e pavarësisë Kosovës nuk përben shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurimit, siç ishte sipas Dendias, “shpallja e pseudo-shtetit të Qipros Turke në vitin 1983”.

Nikos Dendias shtoi se me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja ku asnjë prej të cilave nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm. Ministri i Jashtëm grek ka vizituar një muaj më parë Prishtinën dhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe politikanë të tjerë të Kosovës. Kreu i diplomacisë greke përcolli në Prishtinë mesazhin e mbështetjes për Kosovën, por jo njohjen e saj.

“Mbështesim vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve që të shtojnë përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje detyruese ligjore dhe të qëndrueshme. Kjo zgjidhje do të stabilizojë mbarë rajonin dhe do ta afrojë edhe më shumë atë me familjen evropiane. Ne besojmë se Ballkani Perëndimor i takon Evropës dhe duhet të jetë pjesë integrale e BE-së, në këtë drejtim kemi qenë në favor të liberalizimit të vizave, meqë Kosova ka përmbushur kriteret. Për këtë ne kemi mbajtur qëndrim në Këshillin e ministrave dhe do të vazhdojmë të mbështesim në drejtim të kësaj çështjeje”, tha Dendias një muaj më parë në Prishtinë.

Gjatë vizitës së fundit në Kosovë, Dendias ka bërë të ditur se do të vizitojë sërish Kosovën pas disa muajsh, si dhe se vizitat e tij do të shërbejnë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dy-palëshe. Ai më tej ka deklaruar se Greqia do të mbështesë në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe tha se është në kontakt me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit 2020 ku është shprehur se njohja se Kosovës është çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Greqia është një prej pesë shteteve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën e tij në Prishtinë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

Nga minierat te fabrikat diellore: Projektet kineze përballen me pengesa të rralla ligjore në Ballkan

23 November, 2025
Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

Ukraina shënon Holodomorin teksa i shtohen sulmet ruse dhe trysnia amerikane për planin e paqes

23 November, 2025
Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

Kosova ia ndien erën kualifikimit në Kupën e Botës 2026 një dekadë pas pranimit në FIFA

23 November, 2025
Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

Pyjet e lashta Hirkaniane të ‘pushtuara’ nga flakët/ Irani kërkon ndihmë urgjente për shuarjen e zjarrit

23 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result