Greqia ka miratuar buxhetin më të lartë të mbrojtjes në 11 vitet e fundit pavarësisht presionit të formuar nga parashikimi për një tkurrje ekonomike prej 10.5 për qind këtë vit.
Greqia ka miratuar buxhetin më të lartë të mbrojtjes në 11 vitet e fundit pavarësisht presionit të formuar nga parashikimi për një tkurrje ekonomike prej 10.5 për qind këtë vit.
Nën hijen e tensioneve në Mesdheun Lindor dhe në Egje, Qeveria e Athinës ka marrë drejtimin të rrisë 5 herë pjesën e ndarë për buxhetin për armatim në vitin 2021 pavarësisht vështirësive financiare që ajo ndodhet ndër vite, politikave të kursimit dhe pavarësisht tablosë ekonomike e cila qëndron në këmbë me vështirësi falë mbështetjes së Bashkimit Evropian (BE).
Athina e cila ka njoftuar se në buxhetin prej 5.49 miliardë euro për mbrojtjen në vitin 2021 ka ndarë pjesën prej 2.5 miliardë euro për zërin e shpenzimeve të armatosjes në shpenzimet e mbrojtjes, duke arritur në nivelin më të lartë të 11 viteve të fundit në planin e shpenzimeve ushtarake.
Pas krizës së ishullit Imia (Kardak) në vitin 1996 Greqia zhvilloi një program të madh për armatosje, ndërsa uli shpenzimet e saj ushtarake pas krizës ekonomike në të cilën u përfshi vendi në vitin 2010.
Vendi në vitin 2010 përcaktoi një buxhet të mbrojtjes prej 4.09 miliardë euro ndërsa në vitin 2011 një buxhet 4.917 miliardë euro, në 2012 një buxhet 4.155 miliardë euro, në 2013 një buxhet 3.692 miliardë euro, në 2014 dhe 2015 një buxhet prej 3.305 miliardë euro.
Gjithashtu në vitin 2016 një buxhet 3.21 miliardë euro, në vitin 2017 një buxhet 3.163 miliardë euro, në vitin 2018 një buxhet 3.189 miliardë euro, në vitin 2019 një buxhet 3.388 miliardë euro, në vitin 2020 një buxhet prej 3.39 miliardë euro.
Në vitin 2020 ndau mbi 540 milionë euro për armatosje
Greqia pjesën e alokuar për armatim në buxhetin e mbrojtjes të përcaktuar për vitin e kaluar e mbajti në nivelin prej 542 milionë e 779 mijë euro ndërsa këtë vit në nivelin prej 540 milionë e 692 mijë euro.
Për sa i përket raportit të shpenzimeve ushtarake me madhësinë ekonomike, vendi renditet në krye në mesin e vendeve anëtare të NATO-s duke shpenzuar në mbrojtje 2.28 për qind të Produktit të tij të Brendshëm Bruto (PBB) të vitit të kaluar.
Greqia tërheq vëmendjen se në këtë drejtim është një vend që ndodhet në objektivin mbi 2 për qind të caktuar nga NATO dhe mbi mesataren prej 1.2 për qind të vendeve të Evropës.
Duke marrë parasysh që PBB e vendit është tkurrur me rreth një të katërtën për shkak të krizës financiare të përjetuar në 10 vitet e fundit, bie në sy madhësia e shumës që është shpenzuar për artikujt ushtarakë.
Që prej vitit 2017 në ekonominë e Greqisë janë vërejtur sinjale të rimëkëmbjes ndërsa ajo ka hyrë sërish në trendin e tkurrjes edhe me efektin e koronavirusit të ri (COVID-19).
Parashikimi i tkurrjes me 10.5 për qind për vitin 2020
Sipas projektimit për rritjen ekonomike që ndodhet në buxhetin e shtetit 2021 të Greqisë, këtë vit është parashikuar tkurrje prej 10.5 për qind ndërkohë që qeveria e cila është drejtuar në rritjen e shpenzimeve ushtarake kritikohet nga qarqe të mëdha kryesisht nga partitë opozitare në vend.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis duke paraqitur si arsyetim tensionet e përjetuara në Mesdheun Lindor me Turqinë ka treguar përpjekje intensive për të “tregtuar” për opinionin publik vendimin e tij për rritjen e shpenzimeve të ushtrisë ku dhe ky plan për armatosje me një kosto të lartë ka shkaktuar shqetësime në popullatë.
Sipas lajmeve në mediat greke, vendi do të ketë një kosto prej rreth 2.5 miliardë dollarë për 18 avionët luftarakë Rafale që janë planifikuar të blihen nga Franca. Parashikohet që në ditët e ardhshme Greqia të nënshkruajë me Francën marrëveshjen për blerjen e këtyre avionëve dhe që dorëzimi i parë të bëhet korrikun e ardhshëm.
Zyrtarët grekë të cilët planifikojnë të bëjnë shpenzime për armatime në shumën prej 10 miliardë eurosh në 10 vitet e ardhshme, po projektojnë që në ushtrinë e vendit të shtojnë 15 mijë pjesëtarë të personelit të ri ushtarak.
Ndërsa projekti i Greqisë për rinovimin e flotës së avionëve F-16 nga Amerikan Lockheed Martin pritet të përfundojë në vitin 2027 me një kosto prej rreth 1.25 miliardë euro.