Greqia nis nesër vaksinimin: Ja kush e merr i pari dozën e Pfizer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia duket se nuk po humb kohë për të filluar vaksinimin, pasi mori mbrëmë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas autoriteteve greke, vaksinimi do të nisë nesër dhe të parët që do të provojnë injeksionin janë krerët e shtetit.

Kryeministri Mitsotakis dhe Presidentja Katerina Sakellaropoulou janë të parët në listë për t’u vaksinuar, ndërsa më vonë do të vijohet me grupet më të rrezikuara.

Vaksinat e para do t’i injektojnë edhe drejtues të tjerë të institucioneve të rendësishme si edhe krerët e partive.

Kamioni i parë me vaksinat kundër koronavirusit mbërriti mbrëmë nën masa të rrepta sigurie.

Greqia është ndër vendet e para që mori vaksinën e kompanisë Pfizer/ BioNTech.

Greqia do të marrë 83 mijë doza deri në 31 dhjetor dhe rreth 430 mijë doza deri në muajt janar dhe shkurt.

Ndërkohë, deri më tani nuk ka asnjë datë se kur do të mbërrijnë vaksinat e para në Shqipëri.

Share This Article