Greqia paralajmëron RMV-në, Mitsotakis: Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar sot Maqedoninë e Veriut se rruga e saj drejt Evropës do të jetë e mbyllur nëse nuk ka një respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës.

“Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë Marrëveshjen, duhet të dinë dy gjëra: së pari, rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe e dyta, memorandumet që duhet të ratifikojmë nuk do të ratifikohen, përderisa nuk ka pajtueshmëri absolute.

Pajtueshmëri absolute nga Qeveria e re në përputhje me atë që parashikon Marrëveshja”, tha Mitsotakis.

Athina zyrtare reagoi ashpër pasi në emërimin e saj presidentja e re e RMV, Gordana Siljanovska-Davkova iu referua vendit të vet si “Maqedoni” dhe jo “Maqedoni e Veriut”.

Kjo u shoqërua edhe me largimin e ambasadores greke në RMV nga salla.

Share This Article