Greqia po merr kamerierët, Shqipëria me sytë nga Azia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia po i merr Shqipërisë edhe kamerierët e banakierët. Në prag të sezonit veror, vendi ka nevojë për mbi 25 mijë punonjës dhe shifra rrezikon të zgjerohet.

“Greqia po kërkon punonjës, ka nxjerrë dhe një rregull që i paguan kamerierët me 1000 euro, i paguan dhe sigurimet gjatë kohës së punës dhe  pajisen me leje provizore, leje qëndrimi. Dhe kjo ndodh vetëm me një kontratë pune dhe është joshëse për të lënë Shqipërinë”, Sinkron Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar.

Në pamundësi për të mbajtur punonjësit me gjithë rritjen e pagave, sipërmarrësit shqiptarë në fushën e turizmit po i hedhin sytë drejt Azisë. “Vetëm këto 2 javët e fundit 5 hotelet më të mëdha në vend kanë marrë nga 40 deri në 70 punonjës nga Azia, kryesisht nga shtete që nuk kanë probleme me emigracionin”, thotë Kasa.

Share This Article