Greqia shtyn afatin e bllokimit në pikën kufitare të Kapshticës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës është shtyrë deri në datën 12 dhjetor 2020.

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020”, njoftohet.

Sipas Drejtorisë Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, deri në këtë datë nuk do lejohet lëvizja e këmbësorëve apo mjeteve në këtë pikë kalimi.

Sakaq Policia Kufitare e Kapshticës i ka bërë thirrje qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin kalimin nga kjo pikë, duke kaluar nga ajo e Kakavijës ku lëvizja vijon normalisht.

Këto masa janë marrë për shkak të rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Greqi. Më parë ishte vendosur që bllokimi i kalimit të zgjaste deri ditën e nesërme (4 dhjetor), por është shtyrë./Ora news/

Share This Article