Greqia shtyn ndalimin e fluturimeve nga Mbretëria e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ka vendosur të ndalojë të gjitha fluturimet nga Britania e Madhe deri më 15 korrik, sipas Agjencisë së Lajmeve të Athinës.

Ndalimi aktual do të përfundonte në 1 korrik por qeveria greke e zgjati atë edhe për dy javë të tjera.

Greqia regjistroi rastin e saj të parë Covid-19 më 26 shkurt dhe qeveria veproi me shpejtësi për të vendosur bllokimin. Më 28 prill, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi një zbutje të masave të bllokimit në javët në vazhdim, me një fokus të veçantë në hapjen e vendit për verën.

Turizmi zë rreth 25% të PBB-së greke, dhe po ashtu ka një në pesë vende pune./BBC

Share This Article