Greqia shtyn sërish hapjen e pikës kufitare të Kapshticës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pala greke ka shtyrë vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 janar 2021.

Në datën 20 nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare. Më 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët duan të kalojnë drejt tokës helene e vetmja pikë kalimi  ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash në ditë.

Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.

Share This Article