Greqia sjell një avion për të shuar flakët në ishullin e Sazanit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar sot se Greqia i është përgjigjur menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit.

Në një postim në Facebook, Peleshi ka bërë të ditur se shteti grek ka angazhuar sot, herët në mëngjes një avion tip Canadair CL 415 për shuarjen e zjarrit në Sazan.

“Ekspertët vlerësuan se është e nevojshme ndërhyrja nga ajri, por thelbësore mbetet puna e forcave në terren. Mirënjohje partnerëve tanë të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE për ndihmën e pakursyer në emergjenca të tilla dhe jo vetëm”, ka shtuar Peleshi.

Lufta me flakët vazhdon për të katërtën ditë në ishullin e Sazanit.

Në mbrëmjen se së hënës, Peleshi ka bërë të ditur se pas një pune të pandërprerë, efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit. “Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.

Share This Article