Greqia tregon forcën ndaj Erdoganit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ka nisur stërvitjen ushtarake në zonën pranë ku janë shtuar tensionet me Turqinë pas kërkimeve të këtyre të fundit për gaz dhe naftë. Në bashkëpunim me forcat amerikane, grekët kanë nisur disa prej forcave ajrore dhe ujore në jug të Kretës.

Në stërvitje përfshihet një frigatë, një nëndetëse dhe 6 avionë F-16. Ndërkohë amerikanët kanë në dispozicion anijen Destroyer USS Ëinston Churchill dhe disa helikopterë.

Sipas mediave greke, qëllimi i stërvitjes është forcimi i mbrojtjes ajrore, komunikimit, shkëmbimit të informacioneve, bashkëpunimet me helikopterë etj. Nëpër media janë shpërndarë pamjet nga ky aksion i ushtrisë që më shumë se sa stërvitje duket si tregues force ndaj Turqisë.

Stërvitja ushtarake do të zhvillohet deri më 27 gusht.  Autoritetet kanë sqaruar se gjatë këtyre ditëve trajnimi nuk do të përdoren armët e zjarrit.

Kjo lëvizje e Greqisë vjen pasi Turqia po kërkon për gaz në një zonë të diskutueshme mes të dy shteteve.

Një nga problemet është se Turqia dhe Libia kishin rënë dakord për ndarjen e zonave të tyre ekonomike në Mesdhe, por kjo bie në kundërshtim me një marrëveshje të ngjashme midis Greqisë dhe Egjiptit.

Ndërkohë Gjermania dhe SHBA-ja janë përpjekur gjatë kësaj kohe që të ulin tensionet.

Share This Article