Greqia vendi i parë Orthodoks në botë që lejon martesat mes të njëjtës gjini

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të enjten në darkë parlamenti grek miratoi mes shumë polemikash martesat mes së njëjtës gjini. Greqia bëhet vendi i 16 në Bashkimin Europian që është pro.

Pas shumë debatesh në parlamentin grek u miratua ligji që lejon martesat mes personave me të njëjtën gjini duke kthyer Greqinë në shtetin e parë Orthodoks në botë që miraton këtë ligj.

Në 2015 u dërgua si ligj për miratim për herë të parë, por pas shumë protestave në Athinë ligji nuk u miratua, ndërsa të enjten në darkë me 175 vota pro, 76 kundër dhe 46 kundër parlamenti grek e miratoi ligjin. Greqia përmes miratimit të këtij ligji u bë vendi i 16 në BE dhe vendi i 37 në botë që lejon martesat mes së njëjtës gjini. Me miratimin e ligjit Greqia bën hapa kolosal për të drejtat e njeriut dhe të komunitetit LGBT.

Këtë e shprehu edhe kryeministri grek pas procesit të votimit,

“Sot Greqia bëhet vendi i 16-të i BE-së që ligjëron barazinë martesore. Jemi krenarë që e votuam pasi është një pikë referimi për të drejtat e njeriut dhe pasqyron Greqinë e sotme: një vend përparimtar, demokratik, i përkushtuar ndaj vlerave evropiane”- tha Mitsotakis.

Share This Article