Greqia vijon bllokadën për Shqipërinë, shtyhet afati i hapjes së Kapshticës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greqia ditën e sotme ka shtyrë sërish hapjen e pikës kufitare të Kapshticës me Shqipërinë, ndonëse pak ditë më parë vendosi të hapë kufijtë për turistët e vendeve të BE dhe disa vendeve të tjera, duke përjashtuar vendin tonë.

Ndërkohë autoritetet greke kanë njoftuar Policinë Shqiptare të Kapshticës se kjo pikë kufitare do të vijojë të jetë e bllokuar deri më 26 prill.

Njoftimi i Policisë së Kapshticës:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 26.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

Share This Article