Greqia zgjat ndalimin e fluturimeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoriteti grek i Aviacionit Civil njoftoi zgjatjen e kufizimeve në fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, si pjesë e masave për frenimin e pandemisë COVID-19.

“Kufizimet në fluturimet e brendshme do të shtyhen deri më 15 shkurt, ndërsa ndalimet e fluturimeve ndërkombëtare do të zgjatet deri më 22 shkurt”, tha Autoriteti Civil.

Në lidhje me fluturimet e brendshme, do të lejohen vetëm udhëtimet për arsye shëndetësore dhe familjare, së bashku me udhëtimet e biznesit, si edhe të kthimit në vendbanimin e përhershëm.

Shtetasit e të gjithë vendeve të treat, përveç qytetarëve të BE-së dhe shtetasve të vendeve Shengen nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Përjashtohen 10 vendet e mëposhtme: Britania e Madhe, Singapori, Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tailanda, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusia dhe Izraeli.

Gjithashtu, hyn në fuqi edhe një karantinë shtatëditore për të gjitha mbërritjet nga jashtë, përfshirë këtu edhe mbërritjet nga BE.

Greqia njoftoi të premten se një shtetrrethim më i rreptë do të vendosej në Atikë, Selanik dhe Halkidiki, pas katërfishimit të rasteve të infektimit me COVID-19.

Share This Article