Gresa Caka Nimani zgjidhet kryetare e re e Gjykatës Kushtetuese

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në seancën administrative të mbajtur të hënën, më 17 maj 2021, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës kanë zgjedhur kryetare të re të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtaren Gresa Caka-Nimani.

Gjyqtarja Caka-Nimani do të fillojë të ushtrojë detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2021, pasi që të përfundojë mandati i kryetares aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, raporton Telegrafi.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës është tri vjet.

Gresa Caka-Nimani është dekretuar gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, më 30 dhjetor 2015.

Deri në emërimin e saj, gjyqtarja Caka-Nimani ka shërbyer si Këshilltare e Lartë Ligjore dhe Udhëheqëse e Ekipit të Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në Agjencinë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID). 

Share This Article