Axhenda e reformave të presidentit francez Emmanuel Macron, po përballet me trazira, mes protestave të studentëve dhe grevave të planifikuara në spitale dhe transportin publik.
Shkruan në gazetën franceze “Le Monde”, për të paralajmëruar se sistemi i shëndetit publik të Francës po shembet.
Ndërhyrja e tyre erdhi një ditë para një greve dhe proteste të madhe nga punonjësit e shëndetësisë dhe pas grevave të shumta lokale në dhomat e urgjencave spitalore në të gjithë vendin.
Ndërkohë, ministrat mbrojtën raportin e qeverisë për shpenzimet shëndetësore dhe arsimin, pas një mbrëmjeje protestash studentore për kushtet e jetesës.
Demonstratat u nxitën nga një rast javën e kaluar, ku një student në Lion i vuri zjarrin vetes, në protestë për varfërinë e tij, si dhe varfërinë në politikat e qeverisë./ATSH/