Dëmi prej bllokadës së komunikacionit hekurudhor, i cili po vijon për të katërtën ditë, deri më tani është nëntë milionë denarë, ndërsa shtetet e tjera në mënyrë serioze janë duke menduar për ta riorientuar komunikacionin hekurudhorë përmes Bullgarisë, me çka do të ketë dëme dhe pasoja akoma më të mëdha, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Ai ju bëri thirrje makinistëve për t’i thirrur mendjes, të mos sillen në mënyrë joracionale dhe të vazhdojnë punën, duke theksuar se Qeveria nuk do të lejoj shantazhe pasi, theksoi, u ka ndihmuar edhe punëtorëve edhe hekurudhës, pagat paguhen, midis tjerash është paguar paga dhe gjysma e ngelur nga koha e VMRO-DPMNE-së, janë rritur koeficientet, janë hequr masat antikrizë,… E përsëriti se greva është joligjore dhe theksoi se drejtorët në hekurudhë mund të ngrenë procedura dhe se shteti, qytetarët dhe të punësuarit e tjerë në Hekurudhë nuk mund të jenë peng i makinistëve.
“Gjithmonë jam i hapur për takim, por kjo të jetë në nivel të matur, puna duhet të vijojë, mund të negociojmë edhe për marrëveshje kolektive edhe për sistematizime edhe për ndërrimin e ligjeve, por jo me shantazhe. Nuk është ky treg në të cilin mund të bëjmë pazare për këtë apo atë koeficient”, theksoi Sugareski.