Qindra burra, disa me foshnja në krah dhe të tjerë me fëmijët në karroca, kanë marshuar në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar për të protestuar kundër një prej sistemeve më të varfra të lejes prindërore në Europë.
Aktualisht, baballarët në Britani kanë të drejtë vetëm për dy javë leje me pagesë, të paguara madje nën 50% të pagës minimale! Protestuesit kërkojnë që kjo të zgjatet në të paktën gjashtë javë me pagesë.
“Na frymëzuan gratë islandeze që në vitet ‘70 bënë grevë duke refuzuar punët e shtëpisë, sot Islanda ka ndër ligjet më të mira për barazinë gjinore,” tha George Gabriel nga lëvizja Dad Shift. “Ne nuk kërkojmë kohë të lirë, kërkojmë kohë për të qenë me familjet tona.”
Aktualisht, Mbretëria e Bashkuar renditet e 40-ta nga 43 vende të zhvilluara sa i përket kësaj çështjeje. Ndërsa mesatarja europiane është 8 javë, Britania ngelet në fund të listës.
Sipas aktivistëve, leja më e drejtë për baballarët ndihmon jo vetëm barazinë gjinore, por edhe shëndetin emocional të familjes.