Greva krijon probleme në Belgjikë – Aksionit të sindikatave iu bashkua edhe sektori privat

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Punonjësit e sektorit privat iu bashkuan një greve kombëtare në Belgjikë kundër masave të kursimit të qeverisë. Aksioni zhvillohet në ditën e tretë të grevës, e cila që nga e hëna ka prekur kryesisht sektorin publik, pasi sindikatat kundërshtojnë planin e kursimeve të dakordësuar nga koalicioni i kryeministrit Bart De Wever.

Transporti publik mbeti sërish më i prekuri, megjithëse në qarkullim në ditën e fundit të kësaj lëvizjeje kombëtare ishin  më shumë tramvaje, autobusë dhe trena. Dy aeroportet kryesore të Belgjikës u përballën gjithashtu me anulime të shumta fluturimesh.

“Për shkak të grevës kombëtare të planifikuar këtë të mërkurë nga një front i bashkuar i sindikatave dhe mungesës së stafit në dispozicion për të siguruar operacione të sigurta, “Charleroi” nuk do të jetë në gjendje të operojë nisjet dhe mbërritjet e planifikuara”- thuhet në një deklaratë të  aeroportit të dytë më të ngarkuar të kryeqytetit belg. Edhe aeroporti i Brukselit anuloi të gjitha nisjet dhe pret probleme me fluturimet hyrëse.

Greva krijoi vështirësi edhe në operimin e aeroporteve, pasi dhjetëra anije nuk mundën të hynin apo të dilnin nga portet në Antwerp, Ghent dhe Zeebrugges. Aksioni treditor, i organizuar nga sindikatat më të mëdha të Belgjikës, nisi të hënën në shenjë proteste kundër planeve të kursimit të qeverisë që synojnë tkurrjen e borxhit kombëtar, që është një nga më të lartët në Evropë së bashku me Greqinë, Italinë dhe Francën.

Share This Article