Greva në Francë, në ditën e 23-të të saj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Greva e transportit në Francë ka hyrë në ditën e 23 të saj, dhe vazhdon të sjellë imazhe kaotike nga stacionet e trenave në Paris, edhe këtë fundjavë.

Sindikatat mbeten të vendosura të vazhdojnë aksionin e tyre kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga qeveria franceze.

Një nga gjashtë trena të shpejtësisë së lartë, ishin në funksion të shtunën.

Sindikalistët duket se nuk kanë ndër mend të tërhiqen, e pasi minuan planet e mijëra francezëve për krishtlindje, po kërcënojnë edhe ato për vitin e ri.

E hyrë tashmë në ditën e 23 të saj, greva është më e gjatë edhe se ajo e famshmja 22 ditore, e dimrit 1995, kundër reduktimit të fondeve për mirëqenien sociale, kur në pushtet ishte Zhak Shirak. Atëherë, qeveria franceze u detyrua të tërhiqej nga planet. Ndërkohë, greva më e gjatë në Francë ka zgjatur për 28 ditë, përfshirë krishtlindjet, në vitet 1986-1987.

Share This Article