Greva u lajmërua vetëm një ditë pasi menaxhmenti i kompanisë njoftoi një rritje pagash prej të paktën një paund (1.16 €) në orë.
Punëtorët e Amazon, do të hyjnë në grevë 7, 8, 9 dhe 24 nëntorqë është e Premtja e Zezë. Kjo do të jetë greva më e madhe në historinë e Amazon, pasi 1000 punonjës do të marrin pjesë, shkruajnë mediat e huaja.
Greva u lajmërua vetëm një ditë pasi menaxhmenti i kompanisë njoftoi një rritje pagash prej të paktën një paund (1.16 €) në orë. Paga minimale fillestare për punonjësit do të rritet në mes 11,80 dhe 12,50 £ (13,65 dhe 14,46 €) në orë, dhe midis 12,30 dhe 13,00 £ në orë në prill. Rritja e pagave për të gjitha kategoritë e punonjësve hyn në fuqi më 15 tetor.
Punonjësit e Amazon nuk janë të kënaqur me ngritjet, prandaj kanë vendosur të reagojnë ndaj këtij vendimi. Greva cilësohet si një “moment historik” pasi punëtorët me pagën më të ulët iu kundërvunë një prej korporatave më të fuqishme në botë.
Objektet e Amazon në Coventry janë pika kryesore e rrjetit të shpërndarjes të Amazon dhe greva ditën e të “Premtes së Zezë” do të godiste rëndë dërgesat në të gjithë vendin.
Të pakënaqur janë edhe punonjësit në Gjermani, e cila është qendra logjistike e Amazon për Evropën. Sindikatat po kërkojnë një marrëveshje për paga më të larta dhe kushte më të mira pune. Sindikata gjermane Verdi ka bërë thirrje për një grevë 24-orëshe në pesë qendra logjistike në vend.