Grida Duma kujton festat në kohën e fëmijërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Grida Duma ka treguar se si i kujton ajo festat gjatë fëmijërisë.

Duma shprehet si dikur bënte shumë punë nga mëngjesi në darkë.

“Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2 janar që ishte vetëm një pushim absolut, mund të haje çfarë të doje dhe nuk kishte punë shtëpie, këto mbaj mend”, tha ajo.

Share This Article