Grida Duma: PD nuk mund t’i njohë zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma tha për gazetaren Ilva Tare se Partia Demokratike nuk ka si t’i njohë zgjedhjet në kushtet kur janë 85 mijë vota të pavlefshme, të cilat sipas saj nëse hapen në zonën që ajo mbulonte, 70 për qind janë për PD.

Teksa theksoi fakti se PD zgjodhi të bënte një fushatë që u përqendrua në zgjidhjen e problemeve dhe jo marrjen me kundërshtarin, kjo ndodhi sepse siç tha, shfrytëzimi i urrejtjes së njerëzve për të bërë betejë politike nuk është rruga e duhur për vendin.

Duma konfirmoi faktin se beteja e PD në parlament do të vazhdojë, por njëkohësisht do të kërkohet vullneti i votës së fundit për PD.

“Mendoj se beteja në Parlament duhet të vazhdojë, por ne duhet të kërkojmë vullnetin e votës së fundit për PD.

Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme ku mendojmë se është manipuluar vullneti i zgjedhëse, por nëse flasim për mandatet, ato do të trajtohet si mandate parlamenti, kjo po”, tha znj. Duma.

Share This Article