Grida Duma: Pritet të jetë një protestë e gjatë, deri në largimin e Ramës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ka theksuar për Alb Uk Tv se protesta e opozitës do të jetë e gjatë, deri në rrëzimin e qeverisë Rama, pasi kështu kanë kërkuar vetë qytetarët dhe PD çdo herë dëgjon zërin e tyre.

Grida Duma pati një përshëndetje të veçantë për televizionin Al Buk Tv, duke theksuar punën e madhe që po bënë ky televizion për shqiptarët në Londër.

Delarata e Dumës për Alb Uk Tv:

Sot është një protestë e jazhëzakonshme, pasi kemi rininë. Jemi që të gjithë të bindur se e keqja nuk luftohet në një ditë, po e mira e ka rrugën dhe fitoren të sigurtë. Për këtë arsye, të gjithë demokratët që bësojnë se do të sjellin një liri të dytë për shqiptarët, janë sot me një frymë të jashtëzakonshme të optimizmit dhe kenaqësisë në këtë mision historik. Pritet të jetë një protestë e gjatë. Janë vetë qytetarët që po kërkojnë protestë të gjatë dhe të qëndrueshme. Ne e kemi dëgjuar deri në ekstrem zërin e qytetarëve, do ta dëgjojmë edhe tash.  

Do të shpalosim alternativën tonë për të qenë një forcë qeverisëse, ndërtuese dhe jo vetëm rrëzuese.  Protestat nëpër rrethe pritet të përshkallëzohen dhe të rriten.

Share This Article