Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann, ka treguar se si është motivuar ekipi për përmbysjen e madhe në rezultat në ndeshjen ndaj Belgjikës. Franca ishte duke pësuar 2:0, por në fund fitoi 3:2, në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.
“Ne jemi shumë krenarë për lojtarët, për skuadrën dhe stafin e trajnerëve. Në pushim midis pjesëlojëve u thanë fjalët e duhura. Kylian Mbappe dhe Karim Benzema bën punë të jashtëzakonshme, duke bërë presion para, duke shënuar dhe duke e bërë dallimin”, ka thënë Griezmann për TF1.
“Ishte ndeshje fantastike. Në pushim e kemi ditur se nëse shënojmë një gol atëherë do të ndryshojë çdo gjë. Kështu edhe ndodhi. Ne tani luajmë finalen dhe duhet të rikuperohemi sa më mirë të jetë e mundur”.


