Griezmann mund të iki nga Barcelona?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi francez është i pakënaqur me tretmanin që po i bëhet tek gjiganti katalunas. Antoine Griezmann është mjaft i pakënaqur në Barcelonë. Sulmuesi francez nuk ka shkëlqyer sa duhet në “Camp Nou”, e në ndërkohë nuk është i kënaqur me tretmanin që po i bëhet.

E kulmi arriti në ndeshje me Atletico Madridin, kur trajneri Quique Setien e inkuadroi në lojë vetëm në minutën e 90-të. Mediumi britanik “Daily Star” shkruan se kampioni i botës me Francën po e mendon largimin nga Barça, vetëm një vit pasi u transferua aty.

Ndërkohë, nëse ndodh kjo, klubet më të interesuara për ish-futbollistin e Atleticos janë Arsenali dhe Interi. Griezmann ishte njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian viteve të fundit.

Share This Article