Griezmann: Nuk do t’i qeth flokët edhe nëse Barcelona më urdhëron

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Antoine Griezmann ka thënë se nuk do të pranojë t’i qethë flokët, edhe nëse Barcelona ia kërkon një gjë të tillë.

Sulmuesi 29-vjeçar i ka mbajtur flokët e gjata me krenari pothuajse gjatë gjithë karrierës së vet dhe ka vazhduar t’i rrisë që prej se iu bashkua Barcelonës nga Atletico Madridi në verën e vitit 2019.

Griezmann ka pasur vështirësi ta ruajë vazhdimësinë e formës së mirë në Camp Nou, prandaj është kritikuar nga tifozët e Barçës; shpesh edhe për çështjet jashtë fushës.

Jo rrallëherë tifozët e gjigantit katalonas i kanë fajësuar flokët e gjata për paraqitjet e dobëta të francezit, i cili pavarësisht kësaj është zotuar se nuk do t’i presë flokët, edhe nëse madje kjo i kërkohet edhe nga drejtuesit e klubit.

“Do t’i mbaj flokët e gjata edhe nëse ata më kërkojnë t’i qeth. Fëmijët dhe bashkëshortja ime duan që t’i mbaj të tilla”, tha Griezmann për Universo Valdano.

“Që prej se kam ardhur në Barcelonë nuk kam folur. Kam thënë në atë kohë se dua të flas vetëm në fushë, jo publikisht. Kam duruar gjithfarë fjalësh por tani them mjaft është mjaft. Ka ardhur koha t’i vë gjërat në vend”, theksoi francezi. 

Share This Article