• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Sunday, May 18, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

Grindjet e Hotit dhe Vuçiqit në distancë

by albnews
20 December, 2020
in Bota, Kosova
0
1
VIEWS

Presidenti serb Vuçiq tha se sa të jetë ai president, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri Hoti u përgjigj se pa njohje reciproke nuk ka marrëveshje me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti  dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shkëmbyen replika në distancë rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës i nxitur nga një deklaratë e presidentit të Serbisë Vuçiq, për “mosnjohje të pavarësisë së Kosovës”, tha se “nëse nuk ka njohje

Münchner Sicherheitskonferenz - Serbien und Kosovo Aleksandar Vucic

reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje me Serbinë”. Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e bëri pas një deklarimi të presidentit serb, i cili tha se “deri në prill të vitit 2022, Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, duke aluduar në përfundim të mandatit të tij si president. Në prill 2022 do të mbahen zgjedhjet e të reja presidenciale në Serbi.

“Ne kemi shumë çështje të rëndësishme. Por deri në prill të vitit 2022, kur ka zgjedhje, si për presidentin ashtu edhe për parlamentin, kjo nuk do të ndodhë. Pastaj le të vendosin votuesit”, citohet të ketë thënë Vuçiq. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, i cili tha se “nëse nuk do të ketë njohje reciproke, nuk do të ketë as marrëveshje”. Hoti shkroi në facebook, se “deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut ndërmjet dy  vendeve”.

Grindjet në distancë

“Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke. Nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje”, shkroi Hoti në profilin e tij social, duke shtuar se “Kosova do të

Belgien | Dialog Kosovo in Brüssel

vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”.

“Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së”, shkruan Hoti.

Kryeministri Hoti dhe presidenti i Serbisë më 4 shtator të këtij viti, ka nënshkruar në Shtëpinë e  Bardhë në prani të presidentit amerikan Donald Tramp, një marrëveshje për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje nuk ka filluar së zbatuari akoma, ndonëse pala kosovare thotë se ajo marrëveshje do të zbatohet.  Mediet në Serbi citojnë presidentin serb të ketë thënë se SHBA tash edhe pse me një president të ri, “nuk do të ndryshojnë pozicionin e tyre ndaj Kosovës, pa marrë parasysh se cila administratë është në pushtet”. Sipas Vuçiqit: “Është e vërtetë që ata (SHBA) po humbin durimin, por Serbia arrin të rezistojë dhe të vonojë”.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nisi në vitin 2011 nën ndermjetësimin e Bashkimit Evropian, e që ka për synim normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  Dy javë më parë i ngarkuari i fundit i BE-së në dialogun Kosovë Serbi Mirosllav Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës ndërmjet Hotit dhe Vuciq do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

Lajçak për dialogun

Sonderbeauftragter für d. Kosovo Serbien Dialog Miroslav Lajcak

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe që kjo zgjidhje të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, tha Lajçak para anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, duke potencuar se procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

Në fillim të dhjetorit Komisioni Evropian, miratoi një strategji për agjendën e re të raporteve transatlantike, më saktësisht raporteve mes Bashkimit Evropian dhe SHBA. Në këtë agjendë strategjike, Komisioni Evropian përmend edhe nevojën që BE-ja dhe SHBA të vazhdojnë bashkëveprimin edhe në Ballkanin Perëndimor, me theks të veҫantë në dialogun Kosovë-Serbi.

“Evropa i ka dhënë Ballkanit Perëndimor perspektivë të anëtarësimit në BE. Vazhdimi i partreritetit mes BE-së dhe SHBA-së dhe koordinimi i afërt në Ballkanin Perëndimor është thelbësor, posaçërisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne, duhet të punojmë së bashku për të mbështetur pajtimin, të përmirësojmë qeverisjen dhe të shtyjmë përpara reformat kyçe”, thuhet në tekstin e strategjisë së Komisionit Evropian për raportet mes BE-së dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Previous Post

Vaksina e Oksfordit pritet të miratohet pas Krishtlindjes

Next Post

Mutacioni i virusit, që detyroi Boris Johnsonin të bëjë prapakthehu

albnews

albnews

Related Posts

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

DW: Edhe kancelari Merz i interesuar për modelin italian të azilantëve me Shqipërinë

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak!

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të
Albania

Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të kantonit se St. Gallenit, Zvicër

18 May, 2025
Next Post
Mutacioni i virusit, që detyroi Boris Johnsonin të bëjë prapakthehu

Mutacioni i virusit, që detyroi Boris Johnsonin të bëjë prapakthehu

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Britania e Madhe merr sërish zero pikë nga publiku në Eurovision 2025

18 May, 2025
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 May, 2025
Britania do të thithë karbonin nga deti

Britania do të thithë karbonin nga deti

17 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4711 shares
    Share 1884 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM