Një vajzë është bërë foshnja e parë në Britaninë e Madhe që lind nga “mitra e transplantuar”.
Grace Davidson, e cila iu nënshtrua transplantit në vitin 2023, tha se lindja e vajzës së saj, Amy Isabel, ishte “dhurata më e madhe që ajo mund të kishte kërkuar ndonjëherë”, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tyre, 36-vjeçarja nga Londra Veriore mori mitrën e dhuruar nga motra e saj e madhe, Amy.
Dhe ajo thuhet se i vuri emrin e motrës që i dhuroi organin.
Kjo ishte hera e parë që procedura u krye në Mbretërinë e Bashkuar dhe lindja u jep shpresë mijëra grave të lindura pa mitër – si ato me sindromën Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser (MRKH) – ose atyre mitra e të cilave nuk funksionon.
Davidson lindi me Mayer-Rokitansky-Kuster-Hauser, një gjendje e rrallë që prek rreth një në çdo 5000 gra.
Kjo do të thotë se këto gra kanë një mitër të pazhvilluar ose u mungon një e tillë.
Megjithatë, vezoret janë të paprekura dhe ende funksionojnë për të prodhuar vezë dhe hormone femërore, duke bërë të mundur lindjen përmes trajtimit të fertilitetit.