Princi William ka folur për vitin e tij “brutal”, të cilin e quajti “viti më i vështirë” i jetës së tij.
Duke folur me gazetarët në fund të vizitës në Afrikën e Jugut, Princi William foli për mënyrën sesi përjetoi momentin kur bashkëshortja, Kate Middleton dhe i ati, Mbreti Charles, u diagnostikuan me kancer.
“Ka qenë e tmerrshme. Ndoshta ka qenë viti më i vështirë në jetën time”, tha ai Princi William.
Por, Princi tha gjithashtu ishte jashtëzakonisht krenar për Kate dhe Mbretin që i trajtuan betejat e tyre shëndetësore me kaq dinjitet dhe guxim.
Buckingham Palace zbuloi se Mbreti kishte kancer në shkurt dhe se do të fillonte trajtimin. Vetëm gjashtë javë më vonë u njoftua se Princesha e Uellsit po i nënshtrohej kimioterapisë pasi u diagnostikua me kancer. Ai shtoi se tashmë bashkëshortja e tij është mirë.
“Nga pikëpamja personale familjare, ka qenë, po, ka qenë brutale”, theksoi ai.
I pyetur se si po ‘po kalon’ princesha, ai buzëqeshi dhe tha: “Ajo po kalon mirë. Duke bërë mirë”.