Gruaja më e moshuar në Evropë fiton betejën me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lucile Randon, 116-vjeçare, e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë

Murgesha 116-vjeçare Lucile Randon, e cila e mban titullin “më e moshuara në Evropë”, ka fituar betejën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në ueb faqen 20 minutes, Randon e cila njihet edhe si “motra doajen Andre” dhe “njeriu më i moshuar i Evropës”, më 16 janar u infektua me COVID-19 në Francë.

Ajo pasi fitoi betejën me virusin u kthye në shtëpinë e të moshuarve, ndërsa më 11 shkurt do të festojë ditëlindjen e 117-të.

Ndërkohë, administrata e shtëpisë së të moshuarve përgatitet t’i organizojë një aktivitet me rastin e ditëlindjes së saj me pjesëmarrjen familjes së saj dhe kryetarit të bashkisë Toulon, Hubert Falco.

Share This Article