Gruaja në Florida u qëllua për vdekje me pistoletë nga fëmija i saj, derisa ishte në bisedë pune në Zoom

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një grua nga Florida u qëllua për vdekje nga fëmija i saj, derisa ishte në bisedë pune me kolegët e saj në Zoom.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjithçka ndodhi kur gjatë këtij takimi ‘online’, u dëgjua papritmas një zhurmë e madhe dhe Shamaya Lynn, 21-vjeçare u rrëzua nga prapa, derisa i riu qëndronte në prapavijë, tha Policia e Altamonte Springs në një deklaratë.

Një person në takim telefonoi emergjencën kur Lynn nuk u kthye kurrë në Zoom.

Ajo u gjet më vonë e vdekur nga një plagë me armë zjarri në kokë, sipas deklaratës.

“Hetuesit përcaktuan se plagosja ishte shkaktuar nga një fëmijë, që gjeti një pistoletë të ngarkuar, që nuk ishte ruajtur mirë nga një i rritur në apartament”, bëhet e ditur në deklaratë.

Sipas raporteve thuhet se arma i përkiste babait të vogëlushit.

Share This Article