Një grua e cila “shtirej si një person i pushtuar nga djalli” po përballet me burgun pasi kohë pas kohe gjuante me tulla dhe çimento fqinjët e saj në Londër.
Sipas mediave britanike, 51 vjeçarja Joanne Shreeves, u dënua për sulm, dëm dhe sjellje kërcënuese, pas sulmit ndaj fqinjëve të saj, Trevor Dempsey-t 62 vjeçar dhe gruas së tij Sandra Durdin, 58 vjeçare-ngacmim dhe sulm i cili zgjati rreth 18 muaj.
Gjykata e Stratford dëgjoi nga pala paditëse se si përfundoi miqësia 20 vjeçare pas një grindjeje e cila filloi mes tyre, pasi që zonja Dempsey pa dashje e rrëzoi dhe e theu një shtyllë betoni në rrugicën e përbashkët dhe e solli një të re pa u konsultuar me fqinjën e saj, zonjën Shreeves.
Përderisa një ditë të tetorit të vitit 2020, z. Dempsey ndodhej jashtë shtëpisë, kamera e sigurisë kapi pamjet kur zonja Shreeves shqelmoi gardhin e fqinjëve dhe hodhi gjëra në oborrin e tyre.
Ndërsa një ditë tjetër kur çifti ndodhej në oborr, ajo u pa duke përzier çimento të cilën pastaj e hodhi në drejtim të tyre, e për pak sa nuk ra në kokën e zonjës Dempsey.