Gruaja që i mbijetoi kampit të vdekjes në Auschwitz u varros në Hamburg

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Esther Bejarano, një grua hebreje që mbijetoi në kampin e përqendrimit në Auschwitzit duke luajtur në orkestrën e vajzave, u varros të dielën në Hamburg.

Sipas medieve të huaja, ajo vdiq në moshën 96 vjeçe më 10 korrik në qytetin që ishte shtëpia e saj, aty ku ishte birësuar.

Ajo u varros në Varrezat Hebraike në rrethinën Ohlsdorf pranë burrit të saj, Nissim, i cili vdiq më 1999.

Në funeralin e saj morën pjesë shumë personalitete, përfshirë Kryebashkiakët e Hamburgut, Carola Veit dhe Peter Tschentscher, Sekretarin e Shtetit të Berlinit, Sawsan Chebli dhe aktorin Rolf Becker.

“Esther Bejarano i dha shërbime të jashtëzakonshme shoqërisë sonë civile jo vetëm në Hamburg, por në të gjithë Gjermaninë”, tha Veit gjatë shërbimit të varrimit.

Lufta energjike e Bejarano kundër ekstremizmit të djathtë deri në fund të jetës së saj ishte e admirueshme, tha ajo

Share This Article