ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer 3 hours ago
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe 3 hours ago
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite 7 hours ago
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore 7 hours ago
Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gruaja shpallet fajtore për helmimin e familjarëve të ish-burrit! U gatoi kërpudhat vdekjeprurëse

albnews by albnews
7 July, 2025
in Bota, UK
0
Gruaja shpallet fajtore për helmimin e familjarëve të ish-burrit! U gatoi kërpudhat vdekjeprurëse
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Erin Patterson, një grua australiane është shpallur fajtore për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së ish-bashkëshortit të saj dhe për tentativë vrasjeje ndaj një të katërti, pas një dreke që ajo përgatiti në korrik të vitit 2023.

Dreka ishte një version i pjatës klasike britanike të quajtur ‘Beef Wellington’, mish viçi i mbështjellë me kërpudha të grira dhe petë brumi. Por në vend të kërpudhave të zakonshme, Patterson kishte përdorur kërpudha vdekjeprurëse që përmbajnë toksina fatale për mëlçinë.

RelatedPosts

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona

Më 29 korrik 2023, Patterson ftoi në shtëpinë e saj katër familjarë të ish-bashkëshortit, ish-vjehrrit Don dhe Gail Patterson, motrën e Gail, Heather Wilkinson dhe bashkëshortin e saj Ian. Brenda pak orësh nga dreka, të katërt u ndjenë keq me simptoma të rënda helmimi. Brenda disa ditësh, tre prej tyre ndërruan jetë. Vetëm Ian mbijetoi pas një trajtimi intensiv që zgjati gati dy muaj.
Hetimet zbuluan se kërpudhat e përdorura nga Patterson nuk ishin të blera në dyqan, por të mbledhura nga natyra, nga një zonë ku njiheshin për praninë e llojit ‘Amanita phalloides’, kërpudha ndër më toksiket në botë. Prokuroria pretendon se ajo i kishte tharë kërpudhat helmues në një pajisje, të cilën e hodhi fshehurazi në një pikë riciklimi, në përpjekje për të fshirë gjurmët.

Patterson pretendoi se gjithçka ishte një aksident, por gjatë gjyqit doli në pah një tablo më komplekse. Prokuroria e akuzoi për katër veprime të qëllimshme: që nga mashtrimi për të ftuar familjarët në drekë, helmimi i vaktit, shtirja sikur ishte edhe vetë e sëmurë, e deri te fshirja e gjurmëve.

Mesazhe të zbuluara nga Facebook treguan për tensione të mëparshme me ish-vjehrrit. Në një prej tyre, ajo shkruante: “Jam lodhur nga kjo familje, nuk dua të kem më asgjë me ta.”

Pas një procesi 10-javor dhe rreth gjashtë ditësh diskutime, juria prej 12 vetash vendosi njëzëri se Erin Patterson ishte fajtore për vrasje me dashje. Ajo do të dënohet në një seancë të radhës, ndërkohë që rasti ka tronditur opinionin publik në Australi dhe më gjerë, duke nxitur diskutime për sigurinë ushqimore, krimet familjare dhe përdorimin e kërpudhave të egra.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

Policia britanike po zhvillon kërkime intensive për një burrë i cili, gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë, bëri thirrje për vrasjen e liderit laburist, Keir Starmer

14 September, 2025
Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

Papa: Lexova se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Nëse kjo është e vetmja gjë me vlerë sot, atëherë jemi në telashe

14 September, 2025
Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

Broja debuton me Burnley, Liverpool siguron fitoren në limite

14 September, 2025
930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

930 mijë euro të ardhura, aktiviteti bllokohet nga Administrata Tatimore

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result