Gruaja shqiptare që u kap me mijëra paketa Malboro në aeroportin e Prishtinës, ishte nisur drejt Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku u gjetën 100 shteka cigare me banderola të Shqipërisë të fshehura në dy bagazhe personale të një gruaje në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet set rasti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, dhe se udhëtarja kishte për të shkuar në Britani të Madhe.

“Sot rreth orës 10:00, bazuar në informacione relevante, nga zyrtaret doganor në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Aeroportin e Prishtinës, në shkuarje me fluturimin për në Mbretërinë e Bashkuar është ndal një udhëtare”.

“Janë ndërmarr të gjitha masat e kontrollit nga autoritete dhe pas hapjes së valixheve në prezencë të udhëtares në fjalë janë gjetur 100 boksa (shteka) me cigare Malboro”, thuhet në njoftim.

Policia shton se sasia e cigareve është sekuestruar nga ana e Doganës së Kosovës dhe të njëjtit po merren me rastin.

Share This Article