Grubi: Edhe ata që deshën ta rrëzojnë Qeverinë presim të bëhen pjesë e shumicës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një dalje për mediat tha se presin që edhe partitë tjera të cilat ishin pjesë e iniciativës për ta rrëzuar Qeverinë (më 11 nëntor 2021) që t’i bashkohen shumicës, transmeton TV21. Grubi mes tjerash shtoi se shumica është stabile dhe do të vazhdojë dhe kjo u dëshmua ditën (më 11 nëntor) kur duhej të votohet nocioni për mosbesimin e Qeverisë.

“U tregua ditën kur kishte interpelacë për mosbesimin e Qeverisë se shumica parlamentare është stabile dhe do të vazhdoj dhe këtë e dëshmuam shumë mirë në ditën kur duhej të votohet nocioni për mosbesimin e Qeverisë. Presim që edhe partitë tjera të cilat ishën pjesë e iniciativës që t’i bashkohen shumicës parlamentare dhe të mos mbesin pjesë e skenarit të zymtë në vendin tonë ku pritet edhe të zgjidhet mosmarrëveshja me Bullgarinë. Kemi atmosferë pozitive”, tha mes tjerash Artan Grubi, zëvendëskryeministër i parë.

Share This Article