Ashtu siç ka vepruar në Shqipëri, po vepron edhe në Maqedoninë e Veriut. Artan Grubi ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti po ndërhyn në proceset zgjedhore në Shkup dhe Tiranë.
“Gabime të tilla nuk është se janë bërë vetëm këtë herë, janë bërë edhe në të kaluarën. Nga Maqedonia e Veriut nuk ka pasur asnjë herë të vetme ndërhyrje në proceset zgjedhore në Kosovë apo në politikat ndërpartiake në Kosovë, asnjëherë, as edhe nga Shqipëria.
Nuk ka pasur ndërhyrje as në Maqedoni as në Kosovë, por nga Kosova ka pasur ndërhyrje edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori”, u shpreh ai.
Sipas zv.kryeministrit të parë në Maqedoninë e Veriut, këto përpjekje kanë dështuar.
“Që nga themelimi i partisë këtu në Kosovë, në të gjitha proceset zgjedhore ka pasur ndërhyrje nga ana e Kosovës në proceset zgjedhore në Maqedoni, por kanë dështuar. Asnjëherë nuk kanë pasur sukse”, shtoi me tej.
Ai thotë se vizita e Kurtit në Tetovë i ka dëmtuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Shfaqja e flamurit të Shqipërisë së Madhe ka rritur nacionalizmin në vend.
“Ndërsa në të gjitha këto momente kur maqedonasit po druhen për identiteti i tyre po shfaqen shqiptarët me kryeministrin e Republikës së Kosovës me flamuj të Shqipërisë së Madhe dhe me mosrespektim të shtetit ku bëhet vizita dhe u interpretua si një tentativë që të hiqet fokusi nga çështja e Bullgarisë dhe të rikthehet nacinalizmi apo kontesti midis shqiptarëve dhe maqedonasve”, tha Grubi.
Kurti zhvilloi vizitë në Tetovë dhe Cair me ftesë të kryetarëve të komunave ndërsa shmangu qeverinë e Dimitar Kovacevskit. Sipas Grubit institucionet në Shkup nuk ishin njoftuar për vizitën.