Gruevski tregon se si u arratis përmes Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili gjendet në Budapest, në intervistën e parë pas arratisjes nga Maqedonia ka zbuluar rrugën e tij të lëvizjes, duke përsëritur detajet tashmë të njohura për opinionin.

“Nga Maqedonia u largova shumë thjesht, shkova në Shqipëri, u paraqita në Ambasadën hungareze në Tiranë ku kërkova azil politik dhe nga atje shkova në Hungari, me mënyrën që e vendosën ata pas konsultimeve, për shkak se gjatë kohë kam qenë kryeministër, për shkaqe sigurie, të transportohem nga ata deri në Hungari”, u shpreh ish-kryeministri Maqedonisë së Veriut.

Ai në këtë intervistë thotë se ka shfrytëzuar letërnjoftimin e tij, por duke mos zbuluar nëse e ka përdorur gjatë daljes nga Maqedonia, apo nëse ka patur ndihmë gjatë arratisjes.

“Për këtë nuk mund t`iu jap përgjigje. Do t’ia lë autoriteteve të punojnë në këtë drejtim, për shkak se paralajmërojnë se do të zbulojnë gjithçka. Pasi arrita në Shqipëri, lëvizja ime e mëtutjeshme ka qenë me letërnjoftim”, shtoi Gruevski.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply