Grumbullim me fermerët, policia procedon ish-deputetin demokrat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Divjakës ka vendosur procedimin penal për 6 shtetas përfshirë edhe ish- deputetin demokrat Ervin Salianji, pas një takimi me fermerë dhe banorë të kësaj zone. Mes personve të proceduar janë edhe një këshilltar i PD dhe kryetari i degës së kësaj partie për Divjakën.

Në njoftimin e policisë lidhur me këtë ngjarje, thuhet se shtetasit e proceduar kanë shkuar pranë pikës së grumbullimit të perimeve në fshatin Mizë, Divjakë dhe kanë grumbulluar fermerë dhe banorë të zonës, duke mos zbatuar Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 i ndryshuar, si dhe ndryshimet e Kodit Penal të nxjerra nga organet shtetërore në gjëndjen aktuale të epidemisë COVID-19.

Policia njofton se këta shtetas po hetohen në gjendje të lirë.

Por në një lidhje televizive në skype, ish-deputeti demokrat Salianji, e ka cilësuar këtë procedim një gjest për të trembur qytetarët, ndërsa tha se bëhej fjalë për një bashkëbisedim në një zonë të zonë e gjelbër, e shpallur nga qeveria dhe ku ishin ruajtur distancat.

Share This Article