Grupi Anonymous, “luftë” Serbisë. Bllokohen sajtet e Vuçiçit dhe Ministrisë së Mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i hakerëve Anonymous i ka shpallur luftë kibernetike Serbisë, për shkak të sjelljeve agresive kundër Kosovës. Në disa postime të fundit, bëhet e ditur se janë thyer uebfaqet e ushtrisë serbe, por edhe ajo e vetë presidentit Aleksandër Vuçiç.

Madje, këtë të fundit e cilësojnë vazhdimisht si fashist dhe një kukull në duart e presidentit rus, Vladimir Putin: “Nëse ai dëshiron të luajë me zjarrin, atëherë le t’ia nisim”, shkruhet në mesazhet e grupit Anonymous.

Këto sulme kibernetike erdhën pasi disa ditë më parë nisi një konflikt online mes këtij grupi kibernetik dhe Vuçiçit. Gjithçka nisi kur Anonymous i bënë thirrje presidentit serb që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë. Madje, në prononcimin e fundit, Vuçiç pretendoi se 9 vende të botës kanë tërhequr njohjet e tyre për pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, mes këtyre shteteve janë Libia, Burkina Faso, Somalia dhe disa të tjera, ndërsa vijoi pretendimin e tij duke thënë se 3 vende të tjera janë në mëdyshje për tërheqjen e njohjes.

Share This Article