Grupi i Bashës: Demokratët e Berishës i kemi përjashtuar nga zgjedhjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i Lulzim Bashës është i vendosur që nesër të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri. Pavarësisht se sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi mblodhi këshillin kombëtar dhe i anuloi zgjedhjet, Lulzim Basha që nesër kërkon që të zyrtarizojë rikthimin ka nxjerrë njëri pas tjetrit ditën e sotme deputetët kundër Bardhit. Në mbrëmje ishte radha e kryetarit të komisionit zgjedhor brenda PD-së, Jemin Gjana që bëri thirrjen e fundit, por me një përjashtim.

Janë përcaktuar vendvotimet. Rezulton se, 36 degë, anëtarësia do të votojë në zyrat e degëve të PD….Në 19 degë janë marrë me qira ambiente private në të cilat do të votohet. Ftesa e kryesisë së PD, ftesa ime në emër të komisionit elektoral të PD është t’i bashkëngjiten nesër procesit të votimit. Nuk mund të bëhen pjesë e votimit me teserën e “Rithemelimit” për të votuar. E gjithë pjesa tjetër e demokratëve është e ftuar procesit të votimit të nesërm” tha ai.

Share This Article