Connect with us

Bota

Grupi i gjakut dhe Covid-19

Published

on

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka kryer një studim të ri ditët e fundit, në përpjekje për të zbuluar lidhjen mes grupit të gjakut dhe rrezikut të hospitalizimit nga virusi që ka mbyllur në izolim një glob të tërë.

Studimi kërkon pak kohë deri sa të publikohet, megjithatë, gjetjet e deritanishme tregojnë që ka një lidhje të tillë.

Grupi i gjakut A dhe virusi

Për kryerjen e studimit, ekspertët këqyrën grupet e gjakut në mesin e 2,173 individëve të shtruar në spital, pas infeksionit me COVID-19.

Advertisement

Secili prej këtyre individëve ishte i shtruar në spitale të ndryshme.

Nga analiza e bërë, ekspertët zbuluan se një numër i madh njerëzish me grupin e gjakut A ishin të shtruar në spital si pasojë e infeksionit me COVID-19.

“Njerëzit që kanë grupin e gjakut A janë ndjeshëm më të rrezikuar nga infeksioni me COVID-19, në krahasim me grupet e tjera”,- tha në një intervistë bashkautori i studimit, Jiao Zhao.

Advertisement

“Njerëzit që kanë grupin e gjakut 0, kanë një rrezik ndjeshëm më të ulët nga ky infeksion”,- shtoi ai.

Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se rreziku të cilit i referohen ata është ai i shtrimit në spital si pasojë e infeksionit dhe jo thjesht infeksioni ose kapja e virusit COVID-19.

Për këtë këshillë, ekspertët argumentojnë se në studim janë përfshirë vetëm njerëzit që kanë qenë aq sëmurë sa iu është dashur të shtrohen në spital dhe jo të tjerët, të cilët e kanë kaluar atë apo ata që janë futur në karantinë.

Advertisement

A duhet të frikësohen njerëzit me grupin e gjakut A?

Sakthi Vaiyapuri, ekspert pranë Universitetit të Reading në Mbretërinë e Bashkuar, nënvizon se njerëit që kanë grupin e gjakut A nuk duhet të frikësohen nga gjetjet e para të studimit të lartpërmendur.

“Të dhënat për arritjen e kësaj hipoteze janë të pamjaftueshme për të pretenduar me gojën plot se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut dhe gjasave për t’u sëmurur nga COVID-19”,- thotë ai.

Advertisement

“Për arritjen e këtij konkluzioni, duhet të analizohen shumë parametra, ndaj këto gjetje kanë argumente që nuk mbështeten nga komuniteti shkencor”,- shtoi Vaiyapuri.

Sipas tij, gjetjet e ekspertëve kinezë mund të jenë thjesht rastësore dhe se situata aktuale është shumë e paqartë.

Advertisement
Continue Reading

Bota

Monedha vendase prek nivelin më të ulët, ‘shpërthejnë’ protestat në Iran

Published

on

By

Protestat dhe grevat në Iran për shkak të inflacionit dhe zhvlerësimit të monedhës janë përhapur nga kryeqyteti, Teherani, në disa qytete të tjera në ditën e tretë të trazirave.

Sipas mediave të huaja, protestat filluan të dielën pasi dyqanxhinjtë në Pazarin e Madh të Teheranit organizuan një grevë kur riali iranian arriti nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan në tregun e hapur.

Që atëherë, videot e verifikuara nga BBC Persian kanë treguar demonstrata në qytetet Karaj, Hamedan, Qeshm, Malard, Isfahan, Kermanshah, Shiraz dhe Yazd. Policia u pa gjithashtu duke përdorur gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë demonstruesit.

Qeveria iraniane tha se “i njeh protestat” dhe do t’i dëgjojë “me durim, edhe nëse përballet me zëra të ashpër’.

Advertisement

Presidenti Masoud Pezeshkian shkroi në platformën ‘X’ vonë të hënën se kishte udhëzuar ministrin e brendshëm të zhvillonte bisedime me ata që ai i përshkroi si “përfaqësues” të protestuesve, në mënyrë që të merreshin masa “për të zgjidhur problemet dhe për të vepruar me përgjegjësi”.

Ai gjithashtu pranoi dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qëndrore të Iranit, Mohammadreza Farzin, dhe emëroi ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Abdolnasser Hemmati për ta zëvendësuar atë. 

Advertisement
Continue Reading

Bota

Rusia: Kemi vendosur raketat Oreshnik në Bjellorusi

Published

on

By

Rusia ka publikuar një video duke deklaruar se raketat e saj Oreshnik, me kapacitet bërthamor, janë futur në shërbim aktiv në Bjellorusi, aleatin e saj fqinj, i cili gjithashtu ndan kufi me vendet e NATO-s: Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Putin ka pretenduar se këto armë janë të pamundura për t’u interceptuar, sepse shpejtësia e raketave supozohet të jetë më shumë se 10 herë shpejtësia e zërit.

Ky veprim mund të lejojë që raketat bërthamore ruse të arrijnë objektivat në Europë më shpejt, nëse ruhen në një bazë në Bjellorusi. Raketat e mesme kanë një rreze prej rreth 5,500 km (3,415 milje), që do të thotë se mund të godasin kudo në Europë ose në bregun perëndimor të SHBA-së nga Rusia.

Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes së Rusisë dhe Bjellorusisë të martën nuk specifikoi vendndodhjen e sistemeve të raketave në Bjellorusi, por tregonte transportimin e tyre nëpër pyje dhe kamuflimin me rrjeta.

Advertisement

“Divizioni i raketave Oreshnik ka filluar të kryejë detyrat e shërbimit luftarak në zonat e caktuara të vendit,” tha ministria e mbrojtjes e Bjellorusisë.

Continue Reading

Bota

Zelensky mohon sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit

Published

on

By

Presidenti Volodymyr Zelensky ka mohuar akuzat e Rusisë se Ukraina ka kryer një sulm me dron ndaj njërës prej rezidencave të presidentit Vladimir Putin dhe ka akuzuar Moskën se po përpiqet të prishë bisedimet e paqes.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pretendoi se Kievi kishte nisur një sulm gjatë natës duke përdorur 91 mjete ajrore pa pilot me rreze të gjatë veprimi (UAV) në rezidencën shtetërore të Putinit në rajonin veriperëndimor të Novgorodit të Rusisë.

Rusia tha se tani do të rishikojë qëndrimin e saj në negociatat e paqes. Ende nuk është e qartë se ku ndodhej Putini në kohën e sulmit të supozuar.

Zelensky e hodhi poshtë pretendimin si “gënjeshtra tipike ruse”, që synonin t’i jepnin Kremlinit një justifikim për të vazhduar sulmet ndaj Ukrainës.

Advertisement

Ai tha se Rusia më parë kishte shënjestruar ndërtesat qeveritare në Kiev.

“Është thelbësore që bota të mos heshtë tani. Nuk mund ta lejojmë Rusinë të minojë punën për arritjen e një paqeje të qëndrueshme” tha Zelensky në X.

Në një deklaratë të ndarë në Telegram të hënën, Lavrov tha se të 91 dronët që ai pretendoi se u nisën në rezidencën e Putinit u interceptuan dhe u shkatërruan nga sistemet ruse të mbrojtjes ajrore.

Advertisement

Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale si pasojë e sulmit.

“Duke pasur parasysh degjenerimin përfundimtar të regjimit kriminal të Kievit, i cili ka kaluar në një politikë terrorizmi shtetëror, pozicioni negociues i Rusisë do të rishikohet”, tha ai, teksa shtoi se Rusia nuk kishte ndërmend të dilte nga procesi i negociatave me SHBA-në

Pretendimi nga Moska vjen pas bisedimeve midis SHBA-së dhe Ukrainës në Florida të dielën, ku presidentët Trump dhe Zelensky diskutuan një plan të rishikuar paqeje për t’i dhënë fund luftës. 

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

UK1 day ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania1 day ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania3 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports1 day ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania1 day ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

UK14 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania15 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

rajoni16 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania2 days ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Bota2 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending