Grupi i parë i ushtarëve ukrainas fillon trajnimin në Mbretërinë e Bashkuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Grupi i parë i ushtarëve ukrainas ka nisur një program të ri trajnimi në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në luftën kundër trupave pushtuese ruse.

Deri në 10 mijë ushtarë do të trajnohen në pikat e ministrisë së Mbrojtjes (MoD) në të gjithë vendin gjatë muajve të ardhshëm.

Programi do t’u japë rekrutëve vullnetarë aftësitë e nevojshme për të luftuar në vijën e parë, tha ministria e Mbrojtjes britanike.

Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se ishte “faza tjetër” në mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për forcat e armatosura ukrainase.

Rreth 1,050 personl shërbimi në Mbretërinë e Bashkuar janë duke u vendosur për të drejtuar programin në pikat në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar – më shumë se 1,600 kilometra larg nga fushëbetejat e Donbasit në Ukrainën lindore.

Programi i udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar synon të trajnojë deri në 10,000 ukrainas në 120 ditë, por do të ishte “i hapur për më shumë”, tha sekretari i mbrojtjes.

Share This Article