‘Grupi i parë u nis nga nëna Shqipëri’, tifozët Kuq e Zi mbërrijnë në Çeki

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tifozët Kuq e Zi janë nisur për në Çeki. Grupi i ultrasve të Kombëtares ka marrë rrugën për në transfertë, teksa mbështetja për “shqiponjat” e Sylvinhos do jetë e madhe në zemër të Evropës.

Në “Fortuna Arena” të Pragës, tanët luajnë nesër në 20:45 kundër Çekisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E. Më shumë se 4 mijë tifozë të Shqipërisë pritet të jenë në këtë duel, me shqiptarët që përbëjnë një komunitet të madh në Pragë dhe jo vetëm.


“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, shkruajnë TKZ.

Kështu, nesër në Pragë Kombëtarja do ketë një mbështetje të madhe, me numrin e parë të tifozëve që ka mbërritur tanimë në Çeki për ndeshjen e nesërme.

Share This Article